Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të gjyshes së tij, duke e ndjekur në televizion intervistën e babait të tij nga Haga.
Krahas fotografisë, ai ka shkruar një mesazh emocional.
“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre. Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak”, ka shkaruar Thaçi.

