Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan, në mbrëmjen e së enjtes.
Rasti ka ndodhur më 20 gusht 2026, rreth orës 21:00, ndërsa viktima, shtetase e Kosovës, është qëlluar në trup nga një plumb qorr.
Pas incidentit, ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka marrë trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Raportohet se viktima femër kosovare është qëlluar në trup nga një plumb qorr. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.
