DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh

21 Gusht 2026
A A
“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh
Share on Facebook

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar se do të organizojë më 12 shtator në Prishtinë “Marshin për Liri”, katër ditë para se Dhomat e Specializuara në Hagë të shpallin verdiktin për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hoxha tregoi se nga nesër fillojnë dy aktivitete, numërimi mbrapsht deri më 16 shtator dhe “Netët e lirisë”.

“Aktiviteti i parë fillon nesër, në ora 10:00 në Prishtinë. Do të vendosim një countdoën – numërim mbrapsht, i cili do të numërojë kohën deri më 16 shtator, në ora 10:00, kur pritet seanca e fundit e përmbylljes së procesit në Hagë. I njëjti aktivitet do të jetë i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës. Çdo orë që kalon do të na kujtojë se Kosova po pret. Pret drejtësi. Pret dinjitet. Pret çlirimtarët të kthehen në shtëpinë e vet. Aktiviteti ynë i dytë, NETËT E LIRISË do të zhvillohet në shtatë zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Netët e Lirisë do të jenë net të kujtesës, të rrëfimit dhe të bashkimit mes brezave për rrugën e vështirë dhe sakrificat për liri”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Ismail Tasholli ftoi të gjithë spektrin politik të Republikës së Kosovës t’i bashkohet këtij marshi.

“I ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare dhe liderët e 4 partive më të mëdha më vend, z. Kurti, z. Hamza, z. Abdixhiku, z. Gjini që të bëhen pjesë e Marshit për Liri. Kjo ftesë u drejtohet të gjithëve, pa përjashtim. I ftojmë këta të jenë të pranishëm dhe të kenë adresimin e tyre publik në Marshin për Liri. Jo për të bërë fushatë. Jo për të ngritur flamuj partiakë. Por për Kosovën, për lirinë, për të ardhmen”, tha ai.

Tasholli njoftoi se kjo platformë do të zhvillojë edhe një aktivitet në Hagë me diasporën shqiptare, më 16 shtator.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 688)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 735)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com