DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksion në një lokal në Deçan, ndalohen pesë persona për bixhoz të paligjshëm

22 Gusht 2026
A A
Aksion në një lokal në Deçan, ndalohen pesë persona për bixhoz të paligjshëm
Share on Facebook

Pesë persona janë arrestuar dhe ndaluar në Deçan, nën dyshimin se kanë organizuar skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Aksioni është ndërmarrë mbrëmë nga Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Deçan.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit të lokalit ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari e kundërligjshme, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht prova materiale që dyshohet se janë përdorur për zhvillimin e saj.

Në mesin e sendeve të sekuestruara janë letra/karta të lojës, pesë telefona mobilë, si dhe 1,615 euro para të gatshme.

“Gjatë këtij aksioni, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar dhe ndaluar pesë (5) persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.”

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, prokurori i rastit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, përfshirë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të kundërligjshme, si dhe në ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj të gjithë personave që dyshohet se përfshihen në veprimtari të tilla.”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 689)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 748)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (178)
  • Shpallje (1)
  • Sport (410)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com