Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë në mbështetje të propozimit të Ramush Haradinajt, sipas të cilit Hashim Thaçi duhet të marrë mandatin nga Kuvendi dhe të zgjidhet President menjëherë pas kthimit në Kosovë.
Përmes një komunikate, OVL e UÇK-së deklaroi se kjo iniciativë ka peshë kombëtare e institucionale dhe ndihmon në unifikimin e vendit.
“Roli i Hashim Thaçit në shërbim të luftës çlirimtare dhe më pas përgjegjësitë institucionale nëpër të gjitha proceset shtetformuese dhe shtetndërtuese janë garanci dhe siguri për ecjen përpara të Kosovës në krah me aleatët tanë strategjikë. Kthimi i tij duhet pritur me dinjitet institucional dhe me zgjidhje të ligjshme, që nuk lejon që vakuumi i tanishëm institucional dhe rrethanat degraduese ta mbajnë Kosovën peng dhe ta shpien në drejtim të gabuar”, thuhet në komunikatë.
