Një udhëtim kampingu në malet Altai të Rusisë është kthyer në tragjedi për një çift të ri, pasi 29-vjeçarja Snezhana Korolyova u sulmua për vdekje nga një ari i murrmë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Artybash, vetëm një ditë pasi i fejuari i kishte propozuar për martesë.
Çifti ishte zgjuar nga zhurmat jashtë çadrës, kur ariu e shqeu atë dhe e tërhoqi 29-vjeçaren. Kafsha më pas e transportoi trupin e saj përtej lumit Biya.
Dëshmitarët deklaruan se ariu nuk largohej nga viktima. Një kampiste tjetër tregoi se motra e saj ishte përballur me të njëjtën kafshë gjatë asaj nate, por kishte shpëtuar pasi një shofer e trembi ariun me dritat e automjetit.
Trupi i Korolyovas u gjet më vonë në një zonë ku dyshohet se ishte varrosur nga ariu. Policia dhe rojet e gjuetisë qëlluan në ajër për ta larguar kafshën, e cila mbeti në arrati.
Pas ngjarjes, autoritetet shpallën gjendje alarmi dhjetëditore në Artybash. Banorët kanë shprehur shqetësim për rreth 20 arinj që thuhet se lëvizin rregullisht pranë shtëpive të tyre.
