DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje

22 Gusht 2026
A A
Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
Share on Facebook

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim, gjeneral James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë.

Në njoftim bëhet e ditur se, takimi u fokusua te situata e sigurisë në rajon, ku Ulutash, rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Njoftimi:

Komandanti i misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në Shtabin e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë, gjeneral brigade James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë.

Takimi u fokusua te situata e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Komandanti i KFOR-it prezantoi gjithashtu aktivitetet që misioni po zhvillon dhe prioritetet kryesore të tij.
KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes.

KFOR-i e kryen këtë mision në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet përkatëse të tyre si aktorë të reagimit ndaj çështjeve të sigurisë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 690)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 768)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (410)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com