DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Plumbi “qorr” bie në oborrin e një shtëpie në Kaçanik – dyshohet se u shkrep nga kallashnikovi, Policia nis hetimet

24 Gusht 2026
A A
Plumbi “qorr” bie në oborrin e një shtëpie në Kaçanik – dyshohet se u shkrep nga kallashnikovi, Policia nis hetimet
Share on Facebook

Një incident që ka mundur të përfundojë me pasoja serioze është regjistruar mbrëmë në fshatin Begracë të Kaçanikut, ku një predhë e dyshuar e armës AK-47 ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 22:15, ndërsa në Polici është raportuar pak minuta më vonë nga B.T. rreth 30 vjeçar

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, B.T. ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së tij kur papritur ka dëgjuar një krismë.

Pas krismës, ai ka kontrolluar oborrin dhe në afërsi të shtëpisë ka vërejtur se kishte rënë një predhë, që dyshohet të ketë ardhur nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti është raportuar menjëherë në Stacionin Policor në Kaçanik, ndërsa në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe hetuesit.

Gjatë ekzaminimit të vendit, Policia ka gjetur predhën, për të cilën sipas të dhënave fillestare dyshohet se i përket një arme të tipit AK-47.

Predha është sekuestruar nga hetuesit dhe do të shërbejë për procedurat e mëtejshme hetimore.

Ende nuk dihet se kush ka shtënë, nga cili lokacion është shkrepur arma dhe në çfarë rrethanash predha ka përfunduar në oborrin e shtëpisë.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personit përgjegjës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com