DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-deputeti i VV-së thotë se e kishte paralajmëruar Kurtin për kontratën e Trainkos me Serbinë: Nuk mora asnjëherë përgjigje

24 Gusht 2026
A A
Ish-deputeti i VV-së thotë se e kishte paralajmëruar Kurtin për kontratën e Trainkos me Serbinë: Nuk mora asnjëherë përgjigje
Share on Facebook

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se më 24 maj 2024 e kishte informuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me kontratën e Ndërmarrjes Publike “Trainkos” për renovimin e vagonëve të udhëtarëve në Serbi.

Deklarata e Korenicës vjen pasi zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, publikoi një dokument të Trainkos, në të cilin konfirmohet se një delegacion i ndërmarrjes kishte udhëtuar në Zrenjanin të Serbisë dhe se vagonët ishin riparuar atje.

Korenica ka thënë se për këtë çështje kishte folur edhe publikisht në shtator të vitit 2024, ndërsa pretendon se kryeministrin Kurti e kishte informuar për kontratën disa muaj më herët.

Ai ka treguar edhe mesazhin që, sipas tij, ia kishte dërguar Kurtit përmes WhatsApp-it.

Korenica ka thënë se e kishte konsideruar kontratën problematike, jo vetëm për shkak të origjinës së kompanisë me të cilën ishte lidhur, por edhe për shkak të mungesës së licencimit të saj për kryerjen e një shërbimi të tillë.

Sipas tij, në mesazh kishte ngritur edhe shqetësimin për sigurinë kombëtare, veçanërisht për faktin se bëhej fjalë për transportin e udhëtarëve.

“Më 24 maj 2024 e kam informuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me kontratën e Trainkosit për renovimin e vagonëve për në Serbi. Kisha dyshime për parregullsi në këtë kontratë dhe vendosa të informoja kryeministrin, por asnjëherë nuk kam marrë përgjigje. Si deputet i zgjedhur nga populli kisha synim të informoja Qeverinë kur diçka dukej që nuk po funksiononte, por u përballa me injorim”, ka deklaruar Korenica.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe deputetët e Aleancës.

Daut Haradinaj ka akuzuar pushtetin e Vetëvendosjes për lidhje të marrëveshjeve me kompani serbe, ndërsa ka kritikuar edhe trajtimin e punëtorëve që, sipas tij, kanë ngritur shqetësime për këtë rast.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ai ka theksuar se kontrata me kompaninë serbe ishte lidhur pak kohë pas sulmit në Banjskë.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com