DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata

24 Gusht 2026
A A
Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata.

Vendimi, i datës 22 gusht 2026, është marrë pas shqyrtimit të veprimeve dhe deklarimeve të Llugiqit, përfshirë, siç thuhet në dokument, “kërcënimin me vrasje ndaj Gjeneralit të Luftës së UÇK-së, z. Ramush Haradinaj”.

Sipas OVL-UÇK-së në Lipjan, veprimet e tilla konsiderohen të rënda dhe të papranueshme, pasi bien ndesh me qëndrimet dhe vlerat e organizatës.

“OVL-UÇK – Dega në Lipjan do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të shenjta të Luftës Çlirimtare dhe të dinjitetit të atyre që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e degës.

Në vendim, Kryesisë Qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë i është kërkuar që ta shqyrtojë dhe konfirmojë përjashtimin e Llugiqit nga organizata.

Po ashtu, është kërkuar që vendimi të evidentohet në dokumentacionin përkatës dhe që Kryesia Qendrore të ndërmarrë masat organizative të parapara me Statutin dhe rregulloret e brendshme.

Dega e OVL-UÇK-së në Lipjan ka thënë se do të vazhdojë të mbrojë vlerat e luftës dhe figurat e dala nga ajo.

“Ky vendim duhet të jetë mesazh i qartë për secilin: kushdo që tenton ta njollosë, ta përçmojë apo ta përdorë për përçarje Luftën e shenjtë të UÇK-së, si dhe kushdo që fyen, kërcënon apo denigron bashkëluftëtarët dhe figurat e saj, do të përballet pa përjashtim me përgjegjësinë dhe masat që parashihen nga Statuti dhe rregulloret e organizatës”, thuhet në komunikatë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com