DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit

25 Gusht 2026
A A
Rritje e rasteve me fruth në Kosovë – Institucionet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinim
Share on Facebook

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoj se sipas të dhënave të publikuara më 24 gusht, nga 16 prilli deri më 24 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 147 raste me fruth, numër që është më shumë se dyfishi i rasteve të regjistruara gjatë gjithë vitit 2025. Vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar 10 raste të reja.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 49 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 35, Ferizaj me 13, Obiliqi me 9, Lipjani me 8 dhe Kaçaniku me 7 raste.

Ndërkohë, Vushtrria dhe Shtimja kanë nga 4 raste, Skenderaj dhe Drenasi nga 3, ndërsa Gjilani, Gjakova, Shtërpca dhe Deçani nga 2 raste. Nga një rast është raportuar në Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.

IKShPK ka bërë të ditur se gjatë tri javëve të fundit ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve kanë intensifikuar aktivitetet. Si rezultat, me vaksinën MMR janë vaksinuar 504 fëmijë të cilët kishin vonesa në vaksinim sipas kalendarit të rregullt.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast të simptomave të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje të lëkurës, kollë, rrufë apo konjuktivit, të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

IKShPK gjithashtu u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 693)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 884)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (412)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com