DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

LVV dorëzon materiale të reja në Polici për pretendimet për shkelje në legalizimet në Prishtinë

26 Gusht 2026
A A
LVV dorëzon materiale të reja në Polici për pretendimet për shkelje në legalizimet në Prishtinë
Share on Facebook

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në hetuesinë e Policisë së Kosovës materiale të reja lidhur me pretendimet për shkelje gjatë procesit të legalizimeve në kryeqytet.

Shefi i asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ka thënë se materialet janë pranuar nga një sinjalizues anonim, i cili, sipas tij, prezantohet si punëtor i Komunës së Prishtinës.

“Sot pranë hetuesisë kemi dorëzuar disa materiale që i kemi marrë nga një sinjalizues anonim, që prezantohet si punëtor i komunës. Materialet kanë të bëjnë me çështjen tashmë të përfolur të skandalit të legalizimit të paligjshëm që ka ndodhur në Komunën e Prishtinës. Konkretisht, tashmë tregohet qartë, përmenden emrat e bizneseve, emrat e zyrtarëve dhe shkeljet ligjore që kanë ndodhur gjatë këtij procesi të legalizimit. Siç e dini, legalizimi është i rregulluar me ligj në Kosovë, ndërkohë objektet që janë legalizuar kanë deficite të ndryshme ligjore, duke filluar nga ato që një pjesë e tyre janë në pronë publike, pastaj kemi raste të tjera ku objektet janë ndërtuar pas vitit 2018, kur ka hyrë në fuqi ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje”, tha Sveçla.

Ai ka deklaruar se materialet përmbajnë edhe pretendime të tjera për shkelje të ndryshme ligjore në Komunën e Prishtinës.

“Po ashtu, ky email, përveç çështjes së legalizimeve, përmban edhe një varg pretendimesh të tjera, të cilat, sipas sinjalizuesit, gjithmonë kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës, që kanë të bëjnë me shkelje të ndryshme ligjore. Duke filluar nga transfere të shumave të mëdha që kanë ndodhur nga Kosova në Angli, sipas pretenduesit autoritetet britanike i kanë filluar hetimet dhe e njëjta thuhet edhe për Prokurorinë e Shtetit dhe kjo iu mbetet juve ta vërtetoni”, shtoi Sveçla.

Sveçla ka lidhur pretendimet për legalizimet edhe me çështje të tjera që, sipas tij, lidhen me menaxhimin financiar të Komunës së Prishtinës.

Ai ka përmendur raportin e auditimit për vitin 2025 dhe Ndërmarrjen Publike Banesore, duke pretenduar se në këto raste ka pasur dëme financiare.

“Skandalin e legalizimit nuk mund ta ndajmë nga raporti i auditimit për vitin 2025, ku përmenden keqpërdorime milionëshe të buxhetit. Ne nuk mund ta ndajmë skandalin e legalizimit as nga Ndërmarrja Publike Banesore, ku është caktuar 32 milionë euro gjoba që kjo ndërmarrje duhet t’ua paguajë disa operatorëve ekonomikë-privatë. Kemi parë Përparim Ramën që bën dy-tri statuse në rrjete sociale, por akoma nuk e ka thënë një fjalë të vetme për këtë çështje… Kur keqmenaxhimit i shtohen edhe dëmet financiare, lirisht mund të themi që po bëhet plaçkitje. Prishtina po plaçkitet. Po plaçkitet e sotmja e Prishtinës, duke i marrë mjetet financiare, duke marrë paratë nga buxheti dhe e ardhmja e qytetarëve për shkak të kushteve dhe cilësisë së jetës që po zhvillohet”, përfundoi ai.

Grupi i asamblistëve të LVV-së kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale edhe më 30 korrik lidhur me çështjen e legalizimeve në kryeqytet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com