DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

27 Gusht 2026
A A
Ky është 38-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” – po drejtonte kamionin kur u përplas me Audi A6
Share on Facebook

Sherif Hoti është i riu që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një kamion dhe një veturë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët, të cilët me dhimbje të madhe kanë njoftuar miqtë dhe të afërmit.

“Na i copëtove zemrat more djalë, shumë shpejt shkove. Nuk po arrijmë ende ta besojmë që ai aksident trafiku do të ishte beteja jote e fundit me jetën. Zoti të mëshiroftë vëllau ynë, qofsh banor i xhenetit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas njoftimit mortor, Sherif (Mursel) Hoti kishte lindur më 9 shtator 1988, ndërsa ndërroi jetë më 26 gusht 2026. Varrimi i tij bëhet sot, më 27 gusht, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Bradash të Podujevës, te xhamia.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur mbrëmë se aksidenti ndodhi rreth orës 20:30, në kilometrin e 29-të të autostradës nga Vërmica.

Në aksident u përfshinë një kamion dhe një veturë. Si pasojë, një person mbeti pa shenja jete, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime dhe u dërguan për trajtim mjekësor.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 695)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 968)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com