DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami: Prokuroria duhet seriozisht të merret me mafinë energjetike, i shterri xhepat e një populli

27 Gusht 2026
A A
Bajrami publikon statistika të frikshme për energjinë: Humbjet janë rritur deri në 15 fish
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë në detyrë për politikat në sektorin e energjisë dhe themelimin e Korporatës së Ruajtjes së Energjisë (KRE).

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se më 13 mars 2024, Qeveria e kishte themeluar KRE-në me qëllim të menaxhimit të kapaciteteve për ruajtjen e energjisë, por, sipas saj, Kosova ende nuk posedon këto kapacitete.

Ajo ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike.

“Prej asaj kohe, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike: 2024: 142 milionë euro, 2025: 259 milionë euro, janar-gusht 2026: 137 milionë euro”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka kritikuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të KRE-së, duke thënë se vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje elektronike të mbajtur në orët e natës.

“Kapacitete për ruajtje të energjisë nuk ka, ndërmarrje ka, kompensime për Bordin u caktua, e importi ka arritur në 538 milionë euro”, ka shkruar ajo.

Duke iu referuar shprehjes së përdorur shpesh nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “qerrja para kalit”, Bajrami ka deklaruar se ky është, sipas saj, shembulli i qeverisjes së Kurtit: “ndërmarrja, bordi dhe kompensimet para kapaciteteve që do të duhej t’i menaxhonin”.

“Albin Kurti na ka folur shpesh për ‘qerren para kalit’. Ja fenomeni i qeverisjes së tij i qerres para kalit: ndërmarrja, bordi dhe kompensimet para kapaciteteve që do të duhej t’i menaxhonin.

Prokuroria duhet seriozisht të merret me ‘mafinë energjetike’, i shterri xhepat e një populli”, ka shkruar Bajrami.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 695)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 968)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com