DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Alarmi për bomba në Shqipëri- zbardhet email-i kërcënues: Jemi “Shteti islamik” kemi vendosur një bombë

27 Gusht 2026
A A
Alarmi për bomba në Shqipëri- zbardhet email-i kërcënues: Jemi “Shteti islamik” kemi vendosur një bombë
Share on Facebook

Një email kërcënues i mbërritur në disa institucione në Shqipëri ka alarmuar autoritetet e sigurisë.

Mesazhi, i cili pretendohet se është dërguar në emër të “Shtetit islamik”, përmban kërcënim për vendosjen e një bombe në ambientet e institucioneve.

Në email thuhet:

“Përshëndetje. Ky është ‘Shteti islamik’. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pafatë do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim”.

Mesazhi ka shkaktuar reagimin e strukturave të sigurisë, ndërsa policia e shtetit dhe strukturat e specializuara të antiterrorit kanë nisur verifikimet dhe kontrollet në ambientet ku është marrë emaili.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për disa institucione, kryesisht në sektorin shëndetësor dhe në shërbime të ndryshme. Kontrollet po kryhen me qen antieksplozivë dhe pajisje të tjera të specializuara.

Nga kontrollet e kryera deri tani nuk është konstatuar prani e lëndëve apo mjeteve shpërthyese dhe dyshohet se bëhet fjalë për një alarm të rremë. Verifikimet po vijojnë edhe në ambientet e SPAK-ut, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur burimin e emailit dhe për të identifikuar autorët e kërcënimit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 695)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 973)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com