DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas Walkerit, ish-kongresmeni DioGuardi i shkruan liderëve partiakë – propozon Faton Bislimin për president

27 Gusht 2026
A A
Pas Walkerit, ish-kongresmeni DioGuardi i shkruan liderëve partiakë – propozon Faton Bislimin për president
Share on Facebook

Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, në një letër drejtuar liderëve politikë të Kosovës, ka bërë thirrje për konsensus rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, duke theksuar se vendi nuk mund të përballojë një tjetër cikël të bllokadave institucionale dhe zgjedhjeve të përsëritura.

DioGuardi, ish-kongresmen republikan në këtë letër drejtuar partive politive ka propozuar Faton Bislimin për president.

“Një President duhet të jetë më shumë se një biografi profesionale. Një President duhet të ketë karakter, pavarësi dhe gjykim të shëndoshë. Presidenca duhet t’i përkasë Republikës, jo një partie. Presidenti duhet të jetë në gjendje të dëgjojë pa hequr dorë nga parimet, të mos pajtohet pa krijuar armiq dhe të përfaqësojë qytetarë, zgjedhjet politike të të cilëve mund të jenë të ndryshme nga të tijat, dhe unë besoj se Fatoni i posedon këto cilësi. Po ashtu, besoj se aftësia e tij për të ndërtuar ura është pikërisht ajo që Kosovës i nevojitet sot—ura ndërmjet gjeneratave, ndërmjet Kosovës dhe diasporës së saj, ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit, si dhe ndërmjet forcave politike që sot gjenden të ndara. Dhe Fatoni ka dëshmuar tashmë—për shumë vite—se është i aftë ta bëjë këtë, edhe kur nuk ka mbajtur asnjë detyrë zyrtare. Ta sjellësh Fatonin në detyrën e Presidentit nuk do të thotë ta nderosh atë, por t’i mundësosh Presidencës që t’i shërbejë popullit të Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme. Të mos shfrytëzohet një mundësi e tillë do të thotë të mos përmbushet vetë premtimi që çdo përfaqësues i zgjedhur e ka bërë: t’i shërbejë interesit më të mirë të vendit. Prandaj, kërkoj vetëm që, ndërsa liderët politikë kalojnë nga diskutimi i kritereve te shqyrtimi i emrave, emri i Faton Bislimit të vendoset në tavolinë dhe të vlerësohet mbi bazën e meritave të tij, e jo mbi bazën e preferencave politike apo personale të kujtdo qoftë”, shrkaun mes tjerash në letrën e tij DioGuardi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 695)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 981)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com