DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjest i mirë në Prizren: Nxënësja gjen kuletën me para e dokumente dhe ia dorëzon policisë

27 Gusht 2026
A A
Gjest i mirë në Prizren: Nxënësja gjen kuletën me para e dokumente dhe ia dorëzon policisë
Share on Facebook

Një nxënëse nga Prizreni ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar atë në polici.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 20:45. Kuleta është gjetur në rrugën “Ekrem Rexha” nga nxënësja O.T., e lindur në vitin 2011, e cila, së bashku me prindin e saj, e ka dërguar menjëherë në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.

Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale të pronarit. Policia, përmes dokumenteve identifikuese, ka arritur ta kontaktojë pronarin, i cili është paraqitur në stacion dhe e ka marrë kuletën.

Pronari e ka falënderuar nxënësen për veprimin e saj të ndershëm, si dhe policinë për angazhimin në kthimin e sendeve të humbura.

Policia e Kosovës e ka cilësuar këtë rast si shembull të përgjegjësisë qytetare, ndershmërisë dhe bashkëpunimit të mirë ndërmjet qytetarëve dhe policisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 696)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 985)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com