Një rast i rëndë është raportuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në Istog, ku një person dyshohet se është dhunuar seksualisht nga tre persona.
Atje dyshohet se një i burgosur fillimisht është rrahur e më pas dhunuar nga tre të burgosur të tjerë.
E vetë viktima dikur ishte i akuzuar për dhunim.
50-vjeçari me gjendje të dobët financiare, sic përshkruhet në dosjen e aktgjykimeve, po vuan dënimin me 5 vjet e 6 muaj unik, për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës, konkretisht vajzës dhe djalit të tij.
I njëjti ishte arrestuar me 17 tetor 2024, derisa dënimi iu dha 2 muaj më parë.
