DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, krejt çka dihet deri më tani

28 Gusht 2026
A A
76-vjeçarja gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet
Share on Facebook

Një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datën 27 gusht 2026, rreth orës 23:45, Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte therur me thikë”, tha Bytyqi.

Sipas tij, patrulla policore iu përgjigj rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, i cili i kishte dhënë ndihmën e parë viktimës, një 14-vjeçari.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi Bytyqi.

Sipas informacioneve të Sinjalit, dyshohet se i mituri ka marrë plagë nga therja në pjesën e qafës.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se pak më larg vendngjarjes është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, po ashtu i mitur, rreth 17-vjeçar.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha ai.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës, ndërsa rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë.

Bytyqi tha se, për shkak të moshës, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur ndonjë rast të mëhershëm të regjistruar në evidencat policore.

Rasti është cilësuar “Vrasje” dhe mbetet nën hetim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 353)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com