DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu kritikon Qeverinë për tekstet shkollore: Gjashtë vite e kanë kryer detyrën si me qenë praktikantë

28 Gusht 2026
A A
Haxhiu kritikon Qeverinë për tekstet shkollore: Gjashtë vite e kanë kryer detyrën si me qenë praktikantë
Share on Facebook

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për vonesat në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Në një konferencë për media, Haxhiu tha se vonesa përbën neglizhencë dhe papërgjegjësi të pushtetit, duke kritikuar në veçanti ministrin Hajrulla Çeku.

“Arsyeja e thirrjes së kësaj konference është pikërisht neglizhenca, papërgjegjësia e këtij pushteti, përkatësisht e ministrit, ish-ministrit Çeku, aktualisht deputetit Çeku, në moskryerjen e detyrave që kërkojnë që dalin nga Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe nga Udhëzimi Administrativ 13/2016 për subvencionimin e teksteve mësimore për nxënësit e Republikës së Kosovës. Pra, ky vit shkollor do të duhej të priste gjithë nxënësit, duke filluar nga ata të klasës para-përgatitore e deri në arsimin e mesëm, por si arsim i obliguar deri në klasën e nëntë, t’i priste me përgatitjet më të larta në cilindo nivel”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut, miratimi i katalogut të teksteve shkollore më 27 gusht ka qenë i vonuar dhe ka krijuar presion te prindërit.

“Pra, miratimi i katalogut dje, që ka qenë data 27, jo vetëm që është i vonuar, por është një presion që është bërë tek prindërit, të cilët, normal që fëmijët e tyre kanë protë të pajisen me tekste, njëkohësisht të jemi gati që të fillojë një vit i mbarë shkollor. Derivatet që janë, ato që dalin nga Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe në udhëzimin që përmenda pra, Udhëzimi 13/2016, i përcakton qartë detyrat e ministrisë. Ministria është e obliguar që t’i pajisë të gjithë nxënësit pra, që i përkasin arsimit të obliguar, që nga klasa para-shkollore, edhe pse në klasën para-shkollore ose para-përgatitore nuk ka sot e kësaj dite një udhëzim administrativ, edhe pse Ligji për Arsimin Parauniversitar i miratuar në 2011 e parasheh që të rregullohet edhe të subvencionohet edhe ky grup i nxënësve”, ka shtuar Haxhiu.

Ajo tha se Ministria e Arsimit ka pasur afate të qarta për përfundimin e procedurave, ndërsa drejtoritë komunale është dashur t’i dorëzojnë raportet përfundimtare deri më 15 korrik.

“Ministria ka detyrën që në muajin qershor të themelojë një komision që negocion çmimin me shtëpitë botuese. Po flasim për muajin qershor. Pastaj dërgohet edhe katalogu në drejtoritë komunale, e këto e dërgojnë te shkollat. Flas me përgjegjësi, ngase kam qenë drejtoreshë e shkollës, dhe afati 15 korrik është afati i fundit kur drejtoritë përgatisin raportet për t’i dërguar në ministri”.

“Pra, po flasim për 15 korrikun. Llogaritni prej atëherë deri më datën 27 gusht sa ditë kanë pasur kohë për t’u përgatitur. Për mospërgatitje nuk nënkupton asgjë tjetër, pos papërgjegjësi totale. Këta njerëz, që vërtet gjatë gjithë këtyre gjashtë viteve e kanë marrë detyrën dhe e kanë kryer si me qenë praktikantë, kështu si praktikantë po veprojnë”, tha Haxhiu.

Haxhiu e quajti Çekun bllokues të Komunës së Prishtinës, duke thënë se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë kryer detyrën siç duhet.

“Mospërgatitja nuk nënkupton asgjë tjetër vetëm se papërgjegjësi totale. Këta njerëz që vërtet gjatë gjithë këtyre gjashtë viteve e kanë marrë detyrën dhe e kanë kryer si me qenë praktikanta, kështu si praktikanta edhe po veprojnë. Krejt që mund të them se ministri, ish-ministri i arsimit, ish-ministri i kulturës, deputeti aktual Çeku mbahet mend vetëm si bllokues i Komunës së Prishtinës, përkatësisht i jetës kulturore në Prishtinë”, u shpreh ajo.

Gjatë konferencës, Haxhiu shfaqi edhe disa fatura, të cilat, sipas saj, janë publikuar në komentet e faqes së Ministrisë së Arsimit dhe tregojnë mospërputhje mes vlerës së subvencionit dhe shpenzimeve për tekste.

“Unë i kam marrë këto pikërisht në faqen e ministrisë, në komentet që kanë shkruar prindërit, pra janë faturat që ata kanë, pra vlerën e teksteve totale, domethënë edhe subvencionimin. Për shembull, klasa e parë i ka 63 euro e 87 centë, kurse 60 euro janë subvencionim. Shto këtu që nuk ka subvencionim për lëndët zgjedhore që janë obligative.

Në pjesën tjetër, për shembull, kemi një vlerë tjetër, 105.80 euro, kurse subvencionimi për klasën e gjashtë është 90 euro.

Këtu pra, po them, asnjëherë nuk janë përfshirë lëndët zgjedhore që janë obligative, që janë fletoret e punës, që patjetër sepse mësimdhënësit ua kërkojnë nxënësve. Shto pjesën tjetër të çantave, fletoreve, lapsave, mjeteve të gjeometrisë dhe çdo lëndë që kërkon mësimdhënësi, normal që ka me i kërkuar prej fëmijës e prindi detyrohet me i blerë. Kemi një faturë tjetër po ashtu të klasës së nëntë, që është 122.60 euro, subvencionimi është 90 euro. Gjithkund po në katalogun e ministrisë nuk figuron pra vlera për tekstet të lëndëve zgjedhore që janë obligative, sepse ministria i ka në secilën shkollë janë lëndë që zgjidhen në procedura siç i parasheh edhe udhëzimi administrativ”, shtoi ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 353)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com