DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Majko reagon ndaj Spajiçit: Mali i Zi të sqarojë akuzat ndaj Shqipërisë

29 Gusht 2026
A A
Majko reagon ndaj Spajiçit: Mali i Zi të sqarojë akuzat ndaj Shqipërisë
Share on Facebook

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, i cili pretendoi se dy shtete fqinje kanë ndërmarrë veprime të koordinuara hibride për destabilizimin e vendit të tij.

Sipas medias malazeze “Vijesti”, e cila u është referuar burimeve të brendshme, shtetet për të cilat ka aluduar Spajiç janë Shqipëria dhe Serbia.

Majko i ka cilësuar shqetësuese këto pretendime, duke theksuar se Shqipëria nuk ka “dashuri gjeopolitike” me Serbinë. Ai tha se akuza të tilla duhet të shoqërohen me nota diplomatike apo të adresohen zyrtarisht në strukturat e NATO-s.

Sipas tij, kryeministri malazez ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij dhe e ka vendosur Malin e Zi në një udhëkryq.

“Mali i Zi duhet të japë shpjegime nëse jemi përballë një skandali rajonal, ku një vend i NATO-s po ‘sulmon’ një anëtar tjetër të kësaj aleance. Në të kundërtën, duhet të pranojë se janë komente emocionale dhe të paprovuara në rrjetet sociale”, shkroi Majko.

Ai kërkoi që institucionet shtetërore malazeze të sqarojnë nëse deklaratat e Spajiçit përfaqësojnë qëndrim zyrtar apo vetëm pretendime të pambështetura.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 700)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 089)
  • Opinione (53)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (414)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com