DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e Ratko Mladiç, Haga i përgjigjet Beogradit: Kujdesi ndaj tij tejkaloi standardet minimale ndërkombëtare

29 Gusht 2026
A A
Vdekja e Ratko Mladiç, Haga i përgjigjet Beogradit: Kujdesi ndaj tij tejkaloi standardet minimale ndërkombëtare
Share on Facebook

Tribunali i Hagës ka reaguar ndaj pretendimeve të ngritura në Serbi për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit serb Ratko Mladiç.

Mladiç, i njohur si “Kasapi i Srebrenicës”, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare, ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje.

Mekanizmi i Hagës bëri të ditur se aktualisht nuk mund të japë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tij, pasi hetimi zyrtar është ende në zhvillim.

Hetimi është urdhëruar nga presidentja e Mekanizmit Ndërkombëtar, Graciela Gatti Santana, dhe i është besuar gjyqtarit Ian Bonomy.

Sipas institucionit, kjo është një procedurë standarde që zhvillohet sa herë që një person i paraburgosur vdes në njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara. Rezultatet e hetimit do t’i dorëzohen presidentes sapo të jetë e mundur.

Për momentin, Mekanizmi thekson se informacionet mbi rrethanat e vdekjes mbeten konfidenciale dhe nuk mund të bëhen publike përpara përfundimit të procesit hetimor.

Reagimi i Hagës vjen pasi në Serbi u ngritën pikëpyetje nga disa përfaqësues politikë lidhur me shkakun e vdekjes së ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” raportoi se kishte marrë përgjigje nga shërbimi për shtyp i Hagës, ku thuhej se deri në përfundimin e hetimit, detajet e vdekjes së Mladiçit konsiderohen të rezervuara.

Ndërkohë, autoritetet serbe kanë njoftuar se synojnë t’i organizojnë atij një funeral me nderime të plota shtetërore dhe ushtarake pas kthimit të trupit në Serbi.

Kreu i Mekanizmit Ndërkombëtar vlerësoi trajtimin që i ishte ofruar Mladiçit në spitalin e paraburgimit, duke përfshirë kujdesin mjekësor dhe ndihmën për aktivitetet e përditshme.

Sipas tij, kujdesi i garantuar ndaj ish-gjeneralit serb “tejkaloi ndjeshëm minimumin e kërkuar nga standardet ndërkombëtare”.

Ratko Mladiç u dënua për rolin e tij në luftën e Bosnjës, përfshirë masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë në një nga krimet më të rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 700)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 098)
  • Opinione (53)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (414)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com