DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë

29 Gusht 2026
A A
KQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Share on Facebook

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për ndalim të përdorimit të gjuhës së rëndë e sharjeve në mes të shqipatrëve duke theksuar se ‘’e kemi amanet prej rilindësve: Feja e shqiptarit është shqiptaria’’.

Çitaku, ka shtuar edhe se, ‘’kemi varre të përbashkëta, kemi dhimbje të përbashkëta, kemi fitore të përbashkëta, kemi një atdhe të përbashkët’’, duke nënkuptuar se përçarja ndërfetare është e paarsyeshme.

Ajo ka shtruar pyetjen se “Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?”

Postimi i plotë:

Aman, ndalnu pak.

Ndalnu veç një minutë. Para se me shkru. Para se me sha. Para se me e pa tjetrin si armik.

Mendoni.

Kush na don të ndamë?

Kush na don të përçamë?

Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?

Kemi kaluar tepër shumë si popull për me ra sot në këtë grackë.

E kemi amanet prej rilindasve: Feja e shqiptarit është shqiptaria.

Mos u bëni mashë në beteja që nuk janë tonat. Mos i sillni luftërat e të tjerëve në shtëpitë tona. Mos lejoni që urrejtja e dikujt tjetër të bëhet urrejtja jonë.

Se në këtë tokë, katolikë e myslimanë, besimtarë e ateistë, kemi jetuar bashkë, kemi qarë bashkë, kemi rezistuar bashkë.

Në ditët më të vështira nuk e kemi pyetur njëri-tjetrin si i lutemi Zotit, apo a i lutemi fare.

Kemi pyetur: A je me mua? A je për liri? A je për Kosovën?

Dhe kemi qenë bashkë.

Kjo është Kosova jonë.

Një shtëpi ku kambana e kishës dhe ezani i xhamisë nuk janë kërcënim për njëri-tjetrin. Ku besimi është personal, por atdheu është i përbashkët.

Mos lejoni askënd të na e helmojë këtë.

Kemi varre të përbashkëta. Kemi dhimbje të përbashkëta. Kemi fitore të përbashkëta. Kemi një atdhe të përbashkët.

Aman, ruajeni.

Sepse na kanë nda mjaft të tjerët përgjatë historisë.

Mos e ndajmë ne njëri-tjetrin.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 700)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 098)
  • Opinione (53)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (414)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com