DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bogujevci: Për familjet e të zhdukurve, pritja nuk ka përfunduar

30 Gusht 2026
A A
Bogujevci: Për familjet e të zhdukurve, pritja nuk ka përfunduar
Share on Facebook

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka kujtuar familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se kërkimi për zbardhjen e fatit të tyre duhet të vazhdojë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci ka shprehur solidaritet me familjet që ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.

Ajo ka thënë se zbulimi i varrezave masive dhe gjetja e mbetjeve mortore, edhe vite pas përfundimit të luftës, dëshmojnë se ende ka shumë raste që presin të zbardhen.

Duke iu referuar gjetjeve të fundit në Zubin-Potok, Bogujevci ka thënë se ato janë dëshmi se ende ka të vërteta që duhet të zbardhen.

“Për secilin person të zhdukur ka një familje që pret. Ka një emër, një fytyrë dhe një histori që nuk mund të mbeten pa përgjigje”, ka shkruar ajo.

Sipas Bogujevcit, institucionet kanë përgjegjësi të vazhdojnë kërkimet, të ruajnë kujtesën dhe të kërkojnë të vërtetën deri në zbardhjen e fatit të secilit person të zhdukur.

“Për familjet e të zhdukurve, pritja nuk ka përfunduar. Dhe për ne, kërkimi nuk duhet të ndalet”, ka përfunduar ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com