DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shi e bubullima gjatë javës, IHMK paralajmëron: Mund të krijohen kushte për zhvillimin e sëmundjeve te kulturat bujqësore

30 Gusht 2026
A A
Shi e bubullima gjatë javës, IHMK paralajmëron: Mund të krijohen kushte për zhvillimin e sëmundjeve te kulturat bujqësore
Share on Facebook

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga nesër deri më 4 shtator, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore.

Sipas IHMK-së, temperaturat e larta gjatë ditës pritet të ndikojnë pozitivisht në procesin e pjekjes së kulturave bujqësore.

“Gjatë periudhës 31 gusht – 4 shtator 2026, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore. Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, IHMK ka paralajmëruar edhe për mundësi të reshjeve lokale gjatë së martës dhe së mërkurës.

Sipas institutit, reshjet mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen hidrike të tokës, por në zona të caktuara mund të krijojnë edhe kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve.

“Reshjet lokale të mundshme të martën dhe të mërkurën, të shoqëruara me bubullima, mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen hidrike të tokës, por lokalisht mund të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve”, njoftoi IHMK-ja.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 704)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 142)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (414)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com