DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Bisedimet nuk ishin të lehta” -Abdixhiku konfirmon marrëveshjen me Kurtin për Bekim Sejdiun si kandidat për President

31 Gusht 2026
A A
“Bisedimet nuk ishin të lehta” -Abdixhiku konfirmon marrëveshjen me Kurtin për Bekim Sejdiun si kandidat për President
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për emrin e kandidatit konsensual për president të Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, Abdixhiku në një konferencë të përbashkët për media bëri të ditur se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por se të dyja palët kanë zhvilluar takime intensive me synimin për të gjetur një emër që do të mund të pranohej nga të gjithë.

“Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi pasur takime intensive”, tha Abdixhiku.

 

Ai bëri të ditur se gjatë diskutimeve, LDK-ja dhe LVV-ja janë dakorduar për një emër konsensual për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

“Dy palët kemi qenë të përkushtuara që të përcaktohet një emër konsensual. Në mesin e emrave që kemi diskutuar, jemi dakorduar për një emër dhe ai është profesori Bekim Sejdiu”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, dakordimi për kandidaturën e Sejdiut është pjesë e marrëveshjes së arritur gjatë takimeve ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com