DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haki Demolli uron Bekim Sejdiun për mbështetjen e deputetëve në garën për president

31 Gusht 2026
A A
Haki Demolli uron Bekim Sejdiun për mbështetjen e deputetëve në garën për president
Share on Facebook

Haki Demolli, një nga emrat që deri vonë ishte përmendur si kandidat i mundshëm për postin e presidentit të Kosovës, ka reaguar pas publikimit të kandidaturës së përbashkët të Vetëvendosjes dhe LDK-së, Bekim Sejdiut.

Demolli përmes një postimi ka uruar Sejdiun për kandidaturën, duke i dëshiruar besimin dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’u zgjedhur president i vendit.

“Urime të përzemërta, profesorit dhe kolegut tim të nderuar, Bekim Sejdiu, për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës!

Si profesor i Fakultetit Juridik, më gëzon tej mase fakti që një nga kolegët tanë të rinj po merr përsipër një sfidë kaq të rëndësishme dhe një përgjegjësi kaq të lartë shtetërore.

Gjatë viteve të punës sonë akademike kemi pasur rastin të ndajmë jo vetëm përvojat dhe njohuritë juridike, por edhe përkushtimin ndaj arsimit universitar dhe të ardhmes së shtetit tonë.

Nga zemra i uroj Profesor Bekimit suksese në këtë rrugëtim dhe, para së gjithash, i uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Njëherësh i uroj që ta udhëheqë Republikën e Kosovës me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim (ashtu siç e njohim ne Bekën), duke i shërbyer interesit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com