Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50, në daljen e autostradës në fshatin Bibaj, ku është ndaluar një automjet me tre persona.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 0.78 gramë kokainë dhe 119.54 gramë marihuanë.
Kontrolli më pas është zgjeruar edhe në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy peshore digjitale, një telefon celular dhe 195 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të procedohet në procedurë të rregullt.
