DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani: Shpresoj shumë që t’i kemi 18 votat e deputetëve të LDK-së për Sejdiun President

1 Shtator 2026
A A
Osmani: Shpresoj shumë që t’i kemi 18 votat e deputetëve të LDK-së për Sejdiun President
Share on Facebook

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se “shpreson shumë” që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka të 18 votat e deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut President.

Deputetja e LDK-së tha para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar se ajo ka dëshirë “me qenë optimiste, sepse nuk ka asnjë arsye që të refuzohet” kandidatura e Sejdiut. “Përkundrazi, ka shumë arsye që të përkrahet”, sipas saj.

“Ne tash kemi takim të Grupit Parlamentar, shpresoj shumë. Është një vendim në interes shtetëror dhe kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder Kosovës”, tha ajo, duke theksuar se emri i tij është propozuar nga LDK-ja.

Osmani, e pyetur për qëndrimin e deputetit Avdullah Hoti, tha se kandidatura e Sejdiut i respekton vendimet e strukturave të LDK-së.

“Besoj që mund të flisni me të. Unë nuk mund të flas në emër të tij, por po e përsëris: kandidatura e Prof. Dr. Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Kosovës, jo vetëm që i plotëson të gjitha kriteret për të cilat ne patëm vendosur unanimisht në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar, jo vetëm që e respekton vendimin e fundit të Kuvendit të LDK-së që ka kërkuar nga kryetari që të bëjë çmos që Kosovës t’i japë institucione, por në të njëjtën kohë i jep Kosovës një mundësi që të vazhdohen punët të rëndësishme në mbrojtje të demokracisë, që të mbrohet demokracia, të mbrohet Kushtetuta, që të fuqizohen aleancat”, tha ajo.

Osmani tha se Sejdiun duhet ta votojnë të gjithë deputetët.

“Ne kemi bërë kompromis si LDK duke e vendosur gjithmonë interesin e Kosovës para çdo interesi individual apo partiak. Dhe tani secili deputet i Kuvendit Kosovës, jo vetëm ne të LDK-së, kemi përgjegjësi historike që vendit t’i japim institucione stabile”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com