DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk mundem me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje

1 Shtator 2026
A A
Pas kërkesave për zgjedhje të brendshme, Abdixhiku: Strukturat e LDK-së s’bien pre e propagandës anti-LDK
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media, pas takimit që ka pasur me Grupin Parlamentar të kësaj partie, lidhur me emrin e Bekim Sejdiut për president të vendit.

Ai ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, duke thënë se nuk e di ende se kush do të jetë në listën zgjedhore.

Abdixhiku ka kritikuar situatën politike dhe ka thënë se Kosova po humb një mundësi për t’i ikur, siç e quajti ai, politizimit individual.

“Nuk e di kush do të jetë në listë, por do të vendoset me kohë. Po besoj që gjendja është shumë e rëndë sot. Nuk e di kush ka zell të shkojë drejt zgjedhjeve menjëherë, por gjithë kjo përpjekje për të pjekur, të mendojmë përtej zemërimit dhe t’i shërbejmë shtrirjes së pushtetit absolut nga një parti e vetme në Republikën e Kosovës. Do ta kuptojnë dhe do ta shohin këtë ditë shumë shpejt për ta kërkuar sërish. Edhe njëherë, unë vetëm ndjek Këshillin dhe kërkoj falje për popullin e Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër. Jo me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje, jo me këtë ndarje, nuk munda më tepër. Jam përpjekur të jap një mendim të pjekur, fokusin e Republikës, me shumë pak gjasa, të një partie që ka pasur kërkesa absolute për president të vetin. Fatkeqësisht po humbim një mundësi të tillë për të ikur prej këtij politizimi individual. Është politikë jo e kohës. Ndoshta kjo politikë po shfaqet, unë po mendoj do të vijë koha në një rrethanë tjetër.”, tha Abdixhiku para gazetarëve.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com