DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku: Me refuzim të votimit u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja, për çfarë po rrahin gjoks?

2 Shtator 2026
A A
Abdixhiku: Kemi ambicie shumë më të madhe zhvillimore se ajo çfarë po ndodh në Kosovë
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë sot se nuk është refuzuar ndonjë marrëveshje qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi një marrëveshje e tillë, sipas tij, nuk ka ekzistuar.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe se të gjithë deputetët e partisë ishin pajtuar me këtë qëndrim.

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar ata që, sipas tij, po e paraqesin situatën si një arritje, duke pyetur se çfarë është “shpëtuar”.

“Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar?”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, ajo që është refuzuar dje ishte zgjidhja për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së dhe as kërkesë e anëtarësisë së saj.

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses”, ka shkruar ai.

Kreu i LDK-së ka rikujtuar edhe situatën e vitit 2020, kur partia kishte pësuar rënie në zgjedhje, duke paralajmëruar se veprimi i fundit, sipas tij, i shkakton dëm LDK-së.

“Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.

Në fund, ai ka shprehur keqardhje për situatën, por ka thënë se nuk do të dorëzohet.

“Për këtë ndiej vetëm keqardhje! Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka përfunduar Abdixhiku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 704)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 279)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (416)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com