DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e 22-vjeçarit në Lipjan – vëllai i viktimës dëshmon: E pashë Muhamet Gashin duke shtënë me armë

2 Shtator 2026
A A
Vrasja e 22-vjeçarit në Lipjan – vëllai i viktimës dëshmon: E pashë Muhamet Gashin duke shtënë me armë
Share on Facebook

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë departamenti i krimeve të rënda po mbahet sot seanca gjyqësore për vrasjen e rëndë të 22-vjeçarit Dardan Gashi, rast për të cilin Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht që nga dita e ngjarjes.

Në sallën e gjykimit është i pranishëm Gazmend Selimi, ndërsa Muhamet Gashi është sjellë nga paraburgimi.

Gjatë seancës ka dëshmuar vëllai i viktimës, i cili deklaroi para trupit gjykues se e kishte parë Muhamet Gashin duke shtënë me armë.

Vrasja kishte ndodhur më 5 gusht 2022 në një lokal në Lipjan. Dardan Gashi, 22-vjeçar, ishte qëlluar për vdekje, ndërsa dy persona të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Sinjali kishte zbuluar ekskluzivisht identitetin e dy të dyshuarve, Muhamet Gashi dhe Gazmend Selimi, si dhe kishte sjellë detaje se si ata dyshohet se u kishin ikur zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli në Novosellë të Kamenicës.

 

Selimi ishte dorëzuar më vonë në Polici, ndërsa Gashi kishte qëndruar në arrati për më shumë se tre vjet, deri në arrestimin e tij gjatë këtij viti.

Procesi gjyqësor ndaj tyre po vazhdon, ndërsa të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 704)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 283)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (416)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com