DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dëshmi tronditëse për Burgun e Lipjanit: “Na rrahën deri në alivanosje dhe na tërhoqën zvarrë”

2 Shtator 2026
A A
Dëshmi tronditëse për Burgun e Lipjanit: “Na rrahën deri në alivanosje dhe na tërhoqën zvarrë”
Share on Facebook

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi ndaj Boban Toniqit, ish-gardian i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Dëshmitari Demir Limaj, i cili po dëgjohet në cilësinë e të dëmtuarit, ka rrëfyer për dhunën që pretendon se ai dhe të burgosurit e tjerë shqiptarë e kishin përjetuar pas transferimit nga Burgu i Dubravës në Burgun e Prishtinës – paralelja në Lipjan.

“Na zbritën nga autobusët. Ishim me qindra persona. Në të dyja anët ishte formuar një kordon me gardianë dhe policë. Aty ishin drejtori, menaxhmenti i Burgut të Lipjanit dhe i akuzuari Boban Toniq”, deklaroi Limaj.

Ai tha se personelin e Burgut të Prishtinës e njihte mirë, për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar në atë institucion.

“Personelin e Burgut të Prishtinës e njihnim mirë, pasi kishim qëndruar gjatë aty. Në mesin e tyre ishte edhe Bobani”, dëshmoi ai.

Sipas Limajt, të burgosurit ishin detyruar të kalonin përmes kordonit të formuar në hyrje të burgut, ku më pas ishin sulmuar brutalisht.

“Na kanë rrahur me shufra gome, shufra druri dhe me shqelma deri në alivanosje. Pastaj na kanë tërhequr zvarrë dhe na kanë vendosur nëpër dhoma”, deklaroi dëshmitari.

Ai pretendoi se dhuna ishte ushtruar nga pothuajse i gjithë personeli i burgut.

“Prej të gjithë atyre gardianëve, ndoshta mund të kenë qenë vetëm dy apo tre persona që nuk kanë ushtruar dhunë. Të tjerët, deri te drejtori i burgut, kanë ushtruar dhunë”, tha Limaj para trupit gjykues.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Toniqi, në cilësinë e gardianit në Burgun e Prishtinës dhe paralelen e tij në Lipjan, akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në keqtrajtimin sistematik të të burgosurve shqiptarë.

Prokuroria pretendon se të burgosurit janë torturuar në mënyrë çnjerëzore me shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Ata dyshohet se janë lënë pa ushqim për ditë të tëra dhe janë kanosur seriozisht me jetë, duke pësuar lëndime trupore dhe dhunë psikike.

Toniqi e ka mohuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

“Nuk e pranoj fajësinë, nuk ndihem fajtor”, deklaroi ai gjatë seancës.

Toniqi akuzohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndërsa prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 704)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 283)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (416)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com