Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka folur pas deklaratës së saj se nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për President të Kosovës.
Ymeri ka thënë se njëri nga gjashtë deputetët e LDK-së që kanë kundërshtuar votimin e Sejdiut, i ka kërkuar kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, që ta dorëzojë mandatin.
Sipas saj, Abdixhiku e ka refuzuar këtë kërkesë.
Megjithatë, Ymeri ka treguar se pasi Abdixhiku ka zbritur poshtë, ai ka kërkuar që deputetët t’i dorëzojnë mandatet.
“Kjo është dyfytyrësi e llojit të vet. Ka qenë njëri nga deputetët që ka kundërshtu dje dhe ka thënë a do ta dorëzojë mandatin dhe ky i ka thënë jo. Momentin që ka zbritur poshtë ka thënë le të verifikojnë mandatet”, ka thënë ajo.
