DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

3 Shtator 2026
A A
Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë
Share on Facebook

Në raftet e mësimdhënësve gjenden vetëm ditarët e vjetër.

Kjo pasi ditarët e vitit të ri shkollor ende nuk u janë dorëzuar shkollave në vend.

Kësisoj në ditën e parë dhe të dytë mësuesit nuk patën ku t’i shkruajnë orët e mbajtur mësimore e as të evidentojnë mungesat e nxënësve.

E kjo sipas drejtorit të arsimit në Komunë e Prishtinës, Arianit Elshanit po vështirëson mbarëvajtjen procesin mësimor.

“Aktualisht por raportohet edhe mungesë të nxënësve në orët e shkollave meqenëse mungesat nuk raportohen, prandaj jemi duke ndërmarrë veprime që mësimdhënësit të kenë një listë para vetës dhe të evidentojnë mungesat e nxënësve në kuadër të klasave. Kjo punë është si me shku një person në zyre dhe mos me i pas mjetet e veta të punë. Efekti i parë është tek serioziteti i mësimdhënësit në raport me nxënësin pastaj edh e çështja e vlerësimit dhe raportimi të mungesave të nxënësve”, ka deklaruar drejtori i arsimit në Komunë e Prishtinës, Arianit Elshani .

E nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin vonesa të tilla.

“Kjo dukuri nuk është që nuk ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme është dukuri që ka ndodhur edhe këtë vit. Sipas informacioneve që kemi është ndërruar operatori i furnizimi me ditar. Ditari është një mjet i cili eviton punën që e ka kry gjatë ditës i grumbullohen ndoshta pak punët dhe nuk mundet me regjistrua as orën që po bene as me evidentu emrat e nxënësve”, u shpreh Ymeri nga SBASHK-u

Në një përgjigje, ministria e arsimit ka treguar disa nga arsyet që kanë dërguar deri tek vonesa e pajisjes së shkollave me ditarë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat kanë përmbushur detyrimet procedurale për sigurimin e dokumentacionit shkollor për institucionet e arsimit parauniversitar, përfshirë edhe librin e klasës (ditarin) dhe dokumentacionin tjetër shkollor. Si rezultat, nga ky vit shkollor, kemi një operator të ri me çmime ndjeshëm më të ulëta se deri tani. Operatori i përzgjedhur na ka njoftuar se për shkaqe operative ka disa vonesa, por edhe është zotuar se po angazhohet maksimalisht që shpërndarja e ditarëve dhe dokumentacioneve tjera shkollore do të nisë sa më parë”, kanë thënë nga ministria.

Në lidhjet me vonesat e dokumentacioneve shkollore përmes një reagimi kanë shprehur shqetësime edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës të cilët kanë kërkuar nga Ministria që urgjentisht të përmbushë obligimet e saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com