DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Detaje nga aksidenti ku vdiq 17-vjeçari pasi u godit nga vetura në Qagllavicë, shoferi ndalohet për 48 orë

3 Shtator 2026
A A
Vdes një person pasi goditet nga dy vetura, policia jep detaje
Share on Facebook

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi të mërkurën pasdite në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në Qagllavicë, ku një këmbësor 17-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Shoferi i përfshirë në aksident është Z. U., 31-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Gjermani, ndaj të cilit Prokuroria ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Aksidenti ka ndodhur më 2 shtator, rreth orës 15:30, në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Qagllavicë, përballë Bau Market.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, U. po drejtonte një Volkswagen Polo, kur në rrethana që tashmë janë objekt i hetimeve është përfshirë në aksident me këmbësorin A.P., i lindur më 2009, shtetas i Britanisë së Madhe.

I mituri kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte transportuar me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve për t’ia shpëtuar jetën, rreth dy orë pas aksidentit është konfirmuar se 17-vjeçari nuk u kishte mbijetuar lëndimeve.

Pas konfirmimit të vdekjes, për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com