DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 16 kilogramë marihuanë në dy operacione, tre të arrestuar në Pejë e Ferizaj

3 Shtator 2026
A A
Gjetën para dhe dokumente, dy qytetarë në Mitrovicën e Veriut i dorëzuan në polici
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar dy operacione të ndara kundër trafikimit të narkotikëve në Pejë dhe Ferizaj, gjatë të cilave janë sekuestruar mbi 16 kilogramë marihuanë.

Në Ferizaj, gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës.

Gjatë bastisjeve, Policia ka sekuestruar rreth 5.5 kilogramë drogë, një armë zjarri me fishekë, 2,250 euro, 18,500 lekë, një veturë, pajisje për paketimin e narkotikëve, telefona dhe prova të tjera materiale.

Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni, janë sekuestruar rreth 10.5 kilogramë marihuanë, një telefon mobil dhe një kartelë memorieje.

Në këtë rast është arrestuar një person, i cili është ndaluar për 48 orë, ndërsa një person tjetër ndodhet në arrati.

Policia ka bërë të ditur se të dy operacionet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com