DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 18 muaj në paraburgim – pesë të akuzuarit e grupit të lidhur me Adem Helshanin deklarohen të pafajshëm

3 Shtator 2026
A A
Mbi 18 muaj në paraburgim – pesë të akuzuarit e grupit të lidhur me Adem Helshanin deklarohen të pafajshëm
Share on Facebook

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj pesë të akuzuarve në rastin që Prokuroria Speciale e lidh me grupin e Adem Helshanit.

Para gjyqtarit Kushtrim Shyti janë paraqitur të akuzuarit Dardan Ramqaj, Fatos Qollaku, Shpend Kelmendi, Demokrat Muçaj dhe Roland Beqiri.

Të pestë, të cilët ndodhen në paraburgim prej më shumë se 18 muajsh, deklaruan njëri pas tjetrit se nuk e pranojnë fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohen nga Prokuroria Speciale.

Ata akuzohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, në lidhje me veprimet përgatitore për kryerjen e vrasjes së rëndë.

Në cilësinë e të dëmtuarve, në seancë ishin të pranishëm Shkodran Hyseni dhe Egzon Buquku, ndërsa mungoi Jeton Buquku.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se ishin organizuar dhe kishin përgatitur kryerjen e vrasjeve dhe sulmeve ndaj personave në Pejë.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimin dhe identitetin e pesë të pandehurve. Gjatë operacionit policor të zhvilluar në shkurt të vitit 2025 ishin sekuestruar armë të shkurtra dhe të gjata, municion dhe granata dore.

Të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com