DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e 30-vjeçarit në kantierin e Stacionit Policor në Zubin Potok – 30 ditë paraburgim për Bexhet Baftjarajn

4 Shtator 2026
A A
Vdekja e 30-vjeçarit në kantierin e Stacionit Policor në Zubin Potok – 30 ditë paraburgim për Bexhet Baftjarajn
Share on Facebook

Rasti tragjik në kantierin ku po ndërtohet Stacioni Policor në Zubin Potok, ku humbi jetën 30-vjeçari Bajram Selimi, ka sjellë një zhvillim të ri në procedurën penale.

Burimet bëjnë të ditur se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj Bexhet Baftjarajt, njërit prej dy personave të dyshuar në lidhje me rastin.

Vendimi është marrë të enjten, më 3 shtator, pas seancës dëgjimore që kishte nisur rreth orës 10:30. Aktvendimi për paraburgim është nxjerrë rreth orës 16:00, ndërsa Baftjaraj është dërguar në Qendrën e Paraburgimit..

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur të hënën, më 1 shtator, në Zubin Potok.

Selimi ishte duke punuar në objektin në ndërtim të Stacionit Policor dhe, pas betonimit të një muri mbrojtës, dyshohet se gjatë zbritjes nga një lartësi prej rreth tre metrash kishte rrëshqitur dhe kishte rënë mbi një armaturë statike vertikale.

30-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda.

Fillimisht ai ishte dërguar në QKMF-në në Zubin Potok dhe më pas, për shkak të gjendjes së rëndë, ishte transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut.

Selimi nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve dhe kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektorët e punës, ndërsa trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në kuadër të hetimeve si të dyshuar janë identifikuar Bexhet Baftjaraj dhe Fadil Jashari.

Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me prokuroren kujdestare, Baftjaraj ishte dërguar fillimisht në ndalim për 48 orë, ndërsa Jashari ishte liruar.

Tash, me vendimin e ri të Gjykatës, Baftjarajt i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë përgjegjësinë eventuale për rrethanat që çuan në vdekjen e 30-vjeçarit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 705)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 392)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (419)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com