DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Suedia në alarm nga kërcënimi rus

4 Shtator 2026
A A
Suedia në alarm nga kërcënimi rus
Share on Facebook

Suedia përballet me një “kërcënim të lartë” të lidhur me luftën hibride ruse, e cila synon dobësimin e mbështetjes për Ukrainën.

Paralajmërimi është bërë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake të Suedisë (MUST), Thomas Nilsson.

Në një deklaratë për transmetuesin publik suedez SVT, Nilsson tha se Rusia po zhvillon një luftë hibride të avancuar ndaj vendeve të NATO-s, përfshirë Suedinë, me synim krijimin e pasigurisë, përçarjen e aleatëve dhe dobësimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën.

“Ata duan të na bëjnë të pasigurt, duan të na ndajnë dhe duan që ne të ndalojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha Nilsson.

Deklaratat e tij erdhën pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Suedisë u mblodh të mërkurën për të diskutuar rastin e një droni të mbushur me eksploziv, i zbuluar në aeroportin Leipzig/Halle të Gjermanisë në gusht.

Autoritetet gjermane e kanë lidhur incidentin me Rusinë.

Nilsson e cilësoi ngjarjen si një sulm hibrid që ka ngritur nivelin e kërcënimit në një fazë më të rrezikshme.

“Ishte një dron i armatosur me eksploziv, kështu që mund të supozojmë se qëllimi ishte që të shpërthente”, deklaroi ai.

Kreu i MUST tha se Suedia është e përgatitur për skenarë të ngjashëm dhe po merr masa mbrojtëse për aktivitetet që lidhen me mbështetjen ndaj Ukrainës.

“Ekziston një kërcënim i lartë për mbështetjen tonë për Ukrainën, i cili përfshin edhe kompani private dhe elementë të tjerë”, tha Nilsson.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 705)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 393)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (419)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com