DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamiti: Si munden 6 deputetë ta qojnë vendin në zgjedhje kur në Kuvend janë 120 deputetë

4 Shtator 2026
A A
Hamiti: Kosova në bllokadë prej jashtë dhe së brendshmi
Share on Facebook

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka komentuar kritikat që po u bëhen 6 deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kundërshtuar votimin e Bekim Sejdiut për president.

Ai ka thënë se si është e mundur që 6 deputetë mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje, kur janë një e njëzeta e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka 120 deputetë. Për zgjedhje të Presidentit të vendit, dy të tretat e deputetëve mjaftojnë, domethanë 80 deputetë. Qysh, me mosvotim po e dërguakan vendin në zgjedhje të parakohshme 6 deputetë?! Një e njëzeta e deputetetëve të Kuvendit. 104 a 114 të tjerë s’po e bëkan kuorumin prej 80 deputetësh?”, ka shkruar ai.

Të hënën, Abdixhiku e Kurti treguan se janë marrë vesh që Bekim Sejdiu të jetë i propozuari i tyre për president të vendit, por që këtë e bënë pa u marrë vesh më herët me grupin parlamentar. E për t’u marrë vesh, një takim u mbajt të martën, por që Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Janina Ymeri dhe Kujtim Shala dolën kundër votimit të Bekim Sejdiut për president.

Menjëherë pas kësaj kanë filluar edhe sulmet ndaj këtyre deputetëve nga akterë të VV-së, të cilët 6-shen e LDK-së po e fajësojnë për dërgimin e vendit në zgjedhje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 706)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 405)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (420)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com