DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

4 Shtator 2026
A A
Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe
Share on Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, në kuadër të sulmit në lagjen e Jasharëve në Prekaz.

Prokurori Valdet Gashi, në konferencë për media, ka bërë të ditur se hetimi për këtë rast ka zgjatur disa vjet dhe se bëhet fjalë për një proces kompleks hetimor.

“Pas një pune disa vjeçare kemi arritur ta realizojmë hetimin në rastin e Prekazit, me ngritjen e aktakuzës. Ka qenë një rast shumë kompleks, mirëpo falë një pune shumë intensive të Prokurorisë Speciale dhe stafit të saj, gjithashtu edhe të Policisë së Kosovës, kemi arritur ta ngremë aktakuzën”, tha Gashi.

Sipas tij, bazuar në provat materiale dhe personale të mbledhura gjatë hetimit, janë identifikuar 35 të dyshuar, të cilët, sipas Prokurorisë, i përkasin policisë serbe.

“Është arritur të verifikohen aktivitetet e të gjithëve, arsenali, dëmet që janë shkaktuar, si ndaj njerëzve, ashtu edhe ndaj pasurisë”, tha prokurori.

Gashi tha se provat e mbledhura gjatë hetimit kanë vërtetuar se në sulmin në Prekaz janë vrarë 26 civilë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Ai tha se detajet për mënyrën se si është zhvilluar hetimi, si dhe për motivin e sulmit, përgatitjet dhe planifikimin e tij, do të bëhen të ditura përmes aktakuzës.

“Për informimin tuaj, aktakuza është ngritur në mungesë sot, pasi një mundësi e tillë ligjore ekziston. Kemi shterur të gjitha mundësitë për t’i sjellë të pandehurit, por nuk kemi pasur mundësi”, tha Gashi,.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 706)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 416)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (420)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com