DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Propozimi i Bekim Sejdiut për president, Veliu: Konsensusi Kurti-Abdixhiku kishte nisur shumë më herët

4 Shtator 2026
A A
Agim Veliu: LDK në Podujevë në krizë të thellë, kërkohen ndryshime urgjente
Share on Facebook

Anëtari i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, pas arritjes së marrëveshjes mes kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për propozimin e Bekim Sejdiut në krye të shtetit.

Veliu ka deklaruar se konsensusi mes Abdixhikut, Kurtit dhe Vjosa Osmanit duket se ka nisur shumë më herët.

Sipas tij, kjo marrëveshje daton që nga kohërat kur vendimet e Sejdiut në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht Lëvizjes Vetëvendosje dhe i kushtonin LDK-së.

Më tej, Veliu është shprehur se në skenën politike kosovare “borxhet politike po paguhen me poste shtetërore”, ndërsa ka kërkuar që të ndalen menjëherë sulmet ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që dolën kundër këtij propozimi.

Postimi:

Kandidat “konsensual”

Kështu po quhet tani Bekim Sejdiu, si të ishte zbuluar papritur në tryezën e përbashkët të Kurtit, Abdixhikut e Vjosa Osmanit.

Por, sipas rrëfimit të tyre (treshes), duket se konsensusi ka nisur shumë më herët… Madje qysh atëherë kur vendimet e tij (Sejdiut) në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së.

Sot po mundohen ta shesin si zgjidhje konsensuale për President.

E dje, sipas kësaj logjike, paska qenë investim politik.

Çfarë rastësie e bukur.

Ai që dikur ishte “i dobishëm” për një palë, sot na paraqitet si “i pranueshëm” për të gjithë.

Në politikën tonë kosovare, me sa duket, edhe borxhet politike paguhen me poste shtetërore. Kësaj radhe hiq më pak se me post Presidenti!

Në krejt këtë histori interesash të treshes, Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve.

Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje.

Nëse gjashtë deputetë thanë “JO”, ti duhet ta pyesësh veten PSE, para se t’i fajësosh.

LDK-ja nuk është pronë e askujt. As demokracia nuk është urdhër.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com