Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë kërcënime nga disa ushtarë rusë dhe serbë.
Haradinaj, në një prononcim ka treguar për këto kërcënime, duke thënë se ato nuk e kanë shqetësuar shumë.
“Për të qenë i sinqertë, nuk është që më bëjnë shumë përshtypje. E thashë më herët se ‘qeni që leh nuk të han’, edhe këta për mua janë zagarë”, ka deklaruar Haradinaj.
