Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka qenë mysafir në televizionin DTV Media, ku ka folur për zhvillimet politike në vend dhe raportet mes liderëve institucionalë.
Berisha ka deklaruar se Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani “po dalin që po e raportojnë Albin Kurtin”, duke ngritur kritika për qëndrimet dhe raportet e tyre politike.
Ai ka bërë edhe një ndarje ideologjike mes tyre, duke thënë se Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani janë të djathtë, ndërsa Albin Kurti është i majtë.
Deklaratat e Berishës u bënë gjatë intervistës së tij në DTV Media.
