DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

8 Shtator 2026
A A
Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018. Pra ai nuk do të vuajë burgimin, po që se brenda një viti nuk kryen tjetër vepër penale.

Sveçla është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sveçla nuk qe i pranishëm në momentin e shqiptimit të dënimit.

Para shqiptimit të dënimit, prokurori i rastit propozoi që Sveçla të dënohet me burgim efektiv prej dy vjetësh dhe gjobë prej 3000 eurosh.

Ndërsa mbrojtja e Sveçlës ka thënë se s’e sheh të arsyeshme të paraqesë propozime, duke marrë për bazë faktin se i pandehuri nuk e ka pranuar fajësinë.

Më herët, Sveçla ishte deklaruar i pafajshëm dhe hedhjen e gazit e pati quajtur aktivitet politik, përmes të cilit si deputet opozitar në atë kohë, e kundërshtonte ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Bashkë me Sveçlën të akuzuar janë edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com