Në pikën kufitare në Merdarë është ndaluar një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit në dalje të Kosovës iu gjet një dokument identifikimi që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Zyrtarët policorë kanë sekuestruar dokumentin e dyshimtë, ndërsa me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumenteve.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.
