Në Prishtinë është raportuar një rast i ri i dhunës seksuale.
Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka denoncuar se është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar zyrtarisht, në një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur më 5 shtator.
Për rastin është vënë në dijeni prokurori i shtetit, ndërsa njësitet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e të dyshuarve.
“Dhunim-Prishtinë 05.09.2026-19:30. Është raportuar se ndaj viktimës femër është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
