DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-kryetarja e Kushtetueses flet për herë të parë pasi iu përmend emri si kandidate për kryeministre

14 Shkurt 2025
A A
Ish-kryetarja e Kushtetueses flet për herë të parë pasi iu përmend emri si kandidate për kryeministre
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka reaguar për herë të parë pas përmendjes së emrit të saj në një bisedë private mes gazetarit Berat Buzhala, dhe ish-u.d. të ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, bisedë e cila doli në opinion pas një transmetimi “live” të Buzhalës, ku iu shfaq biseda me Selimin.

Caka tha se kurrë, as nuk ka diskutuar me asnjë person a parti politike për asnjë funksion publik a politik.

Madje, thotë se për këtë nuk ka fare interesim.

“Nuk kam diskutuar me asnjë person e as parti politike rreth asnjë funksioni publik e politik, si dhe nuk kam asnjë interesim për diskutime të tilla”, deklaroi Caka në një postim në Facebook.

Ajo tha se do të mbetet gjithnjë krenare “që i kam shërbyer një institucioni me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe vlerave të demokracisë në Republikën e Kosovës”.

Ajo tha se është hera e parë që reagon ndaj “sulmeve, shpifjeve dhe linçimit që fatkeqësisht e karakterizojnë diskursin tonë publik”.

“Vlerësoj që një nivel dhe mënyrë e tillë e padenjë e komunikimit, nuk meriton të legjitimohet me përgjigje. Përjashtimisht dhe marrë parasysh që një bisedë në të cilën është përmendur edhe emri im, pa dijeninë dhe rrjedhimisht, pa miratimin tim, ka mjaftuar për të filluar një fushatë agresive dezinformatash bazuar në kauza të motivuara politikisht, përfshirë kundër institucioneve të Republikës, konsideroj që është i nevojshëm një sqarim i shkurtër dhe i prerë”, u shpreh më tej ajo.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se “ashtu siç jam deklaruar gjithnjë, brenda fushëveprimit të profesionit tim, do të vazhdoj të punoj me përkushtim për forcimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës, duke e mbrojtur edhe integritetin e funksionit që kam ushtruar në Gjykatën Kushtetuese”.

“Të gjitha çështjet tjera, do t’i adresoj përmes mekanizmave ligjorë”, përfundoi Caka.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 473)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 400)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (137)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com