DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata del me njoftim pasi e dënoi Xhelal Sveçlën: Nëse nuk kryen vepër tjetër …

8 Shtator 2026
A A
Sveçla reagon pas vdekjes së policit Rexhep Gashi: Të parandalojmë tragjedi të tilla
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dalë me një komunikatë për media pasi ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj ministrit në detyrë Xhelal Sveçlës për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Aty thuhet se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk do të kryej vepër penale brenda një viti

“I akuzuari Xh.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk do të kryej vepër penale brenda një viti”, njofton Gjykata.

“I akuzuari Xh.S. është shpallur fajtor, pasi më datë 21.03.2018, në periudhën kohore nga ora 12:10 deri në ora 15:40, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, kishte përdor bombolë me gaz lotsjellës me përmbajtje të agjentit kimik CS ndaj deputetëve dhe personave të tjerë të pranishëm në sallë. I njëjti, në disa raste gjatë seancës, kishte aktivizuar bombolën dhe kishte hedhur brenda sallës plenare, pa paralajmërim paraprak dhe pa u lënë personave të pranishëm mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur. Si pasojë, personat e pranishëm ishin detyruar të largohen nga salla dhe seanca plenare ishte ndërprerë.

Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 50 euro si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 20 euro, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontekst të rregullt juridiko-civil.Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit” përfundon njoftimi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 634)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (182)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com